Tjetër deputete kundër Bashës, Merita Bakiu: Jep dorëheqjen, koha që PD të bashkohet ose partia do shkatërrohet

Depuetetja e PD, Merita Bakiu, pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen, duke shtuar se për humbjen duhet të mbajnë përgjegjësinë të gjithë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo thotë se PD do shpëtojë vetëm nëse bashkohen, ndërsa thekson se forca e tyre politike duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Ajo thekson se vota e qytetarëve tregoi realitetin në të cilën ndodhet PD, dhe sipas saj tashmë nuk është koha që të fshihen pas siglës.

Postimi i plotë:

Ndodhemi ne nje situate te veshtire , ndofta me  keq se vitin 1997 , per arsye se pervec humbjes se tmerrshme kemi dhe nje PD te percare .

 Ne kete moment po nuk morem pergjegjesite do te jemi  dhe deshmitare te shkatarrimit perfundimtar.

Nuk mund te fshihemi me pas sigles , anetaresia dhe per me teper votat popullore na treguan realitetin.

Pergjesjesia fillon se pari tek ju kryetar  e me poshte.

PD shpeton duke u bashkuar dhe ky bashkim fillon me doreheqjen tuaj dhe cuarjen ne zgjedhje te reja brenda PD ku bejne pjese edhe anetaret ,miqte e bashkepuntoret qe sot i jane bashkuar  foltores..

Nuk behet fjale per te gjetur fajtore , por per te marre pergjegjesi e per te bere zgjidhje.

Ja kemi borxh demokrateve bashkimin.

Merita Bakiu