Vidhte në varrezat e qytetit, arrestohet 58-vjeçari në Durrës

Një 58-vjeçar nga Durrësi  është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit.

Policia bën me dije se gjatë operacionit policor të koduar “Bronzi”, u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit.

Si rezultat  i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varrezat e qytetit;

Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varrezat e qytetit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.