"Në PD deti kos, të gjithë me lugë në brez", Kullurit i "dhimbset" Basha: Jam gati të dal me parrullën: Luli rri!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve demokratë, mbështetës të Bashës, të cilët janë rreshtuar kundër tij pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një postim në facebook, ai thotë se deputetët që morën mandatin pas asnjë garë votimi nga 2017, të cilësit sot bëjnë sikur kritikojnë kryetarin për humbjen e radhës janë vetë shkaktarët e shkatërrimit të PD.

Kulluri e mbyll reagimin e tij duke kujtuar se demoktatët kanë memorie dhe fytyrë ndryshe nga ata që kanë vënë vetëm maska.

Kulluri: Te dashur miq! Jam kaq i “ngazelluar” nga fjalimet e mbremshme te deputeteve qe moren mandatet nga xhepat e Bashes pa asnje gare votim qe nga 2017, sa qe po me vjen keq per Bashen!!!

Keta qe nuk lane njeri pa sulmuar e shpallur “armik” te partise vetem pse folem qe ne 2017 per nje autokrat qesharak, tani po na dalin edhe heronj!

Kur i sheh edhe me foto ilustruese si “goca instagrami” duke postuar qendrimet kunder “humbesit” Basha, te vjen te dalesh te dera e PD me parrullen “Luli rri”!

Kur vidhnin vota per Bashen ne 2017 dhe 2021, ne te shkretet ishim “idealiste naive” kurse keta “kopila te zgjuar”! Kur flisnim per parti konservatore, uronin me nxitim Bidenin dhe denonin Trump!

Dhe me e bukura eshte se kur fitonim bashkite ne 2015 bashke me kandidatet dhe strukturat e PD, e kishim “detyrim” per partine, por ne kryesi dhe parlament hynin keta humbes nga dritarja!

Ndersa te tjeret me te cilet punuam 8 vite ne qeverisje, fusnin koken ne rere si struci vetem qe mos merzitej Luli!

Keta jane qenie politike te pamoralshme dhe shkkataret e shkaterrimit te PD por qe kane veshur dje e sot kostumin e shpetimtarit! E ca te tjere ca muaj me pare!

Frikacake, konformiste dhe eunuke qe duan pale edhe te drejtojne PD! Pse jo!!!Ne kete parti eshte bere “deti kos” e kush te mundet me “Luge ne brez”! Por mos te harrojne vetem nje gje: demokratet kane memorie dhe fytyre, ndryshe nga keta qe kane vetem maska!