8 marsi, protestë e lule/ Gratë e vajza mesazhe kundër dhunës, kërkojnë më shumë të drejta

Në ditën e tyre ndërkombëtare, gratë e vajzat shqiptare ngritën zërin për më shumë të drejta e barazi gjinore. Mes protestash apo momentesh festive 8 Marsi është një ditë që risjell në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm që kanë gratë në familje e shoqëri.

Në ditën ndërkombëtare të grave e vajzave Flavia Osmani ngriti zërin për më shumë të drejta e barazi gjinore.

Ajo thotë se shumë vajza në Shqipëri jetojnë mes pamundësive dhe vështirësive ndaj këtë 8 Mars duhet protestuar për to.

"Problemi fillon nga kushtet ekosnomike dhe financiare, pastaj vazhdon sigurisht edhe me mentalitetin e një shoqërie historikisht patrarkale."

Në një tjetër organizim, aktivistet e shoqërisë civile përcollën mesazhe kundër dhunës.

"Dhuna është një cikël që zgjat, një cikël i dhimbshëm, një cikël që viktimat e dhunës nuk janë të ndërgjegjësuar.

"Gratë që kanë një shkallë më të ulët ekonomike, përballen shumë sfida"

Për të drejtat e grave protestuan edhe burrat. 

"Gratë kanë një barrë shumë të rëndë në shpinë. Mendoj se kanë vështirësi në punë."


Në këtë 8 Mars nuk mungoi sensibilizimi as për vajzat e Ukrainës.

"Gratë janë shumë të lidhura me njëra- tjetrën, kudo që janë edhe nëse kemi luftën dhe politikën kundra nesh. 

Vitin e kaluar në Shqipëri humbën jetën 16 gra e vajza. Në kujtim të tyre në qendër të Tiranës u vendosën këto këpucë të kuqe, në formën e një instalacioni.

Por teksa disa protestuan, të tjerë festuan.

Rrugët e kryeqytetit u zbukuruan këtë të marta nga gra e vajza me lule në duar.

"Duhet të kemi respekt për gratë sepse pa gratë nuk ka jetë."

Mes protestash apo momentesh festive 8 Marsi është një ditë që risjell në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm që kanë gratë në familje e shoqëri.