Rritja e çmimit të naftës, transporti urban në Tiranë ul numrin e autobusëve në qarkullim
"Është llogaritur nga ekspertët tanë diku te 80 lekë për biletë njëpërdorimshme."
Dyfishimi i çmimit të biletës së urbanit do të jetë efekti i radhës për shkak të shtrenjtimit të karburantit. Përfaqësuesit e shoqatës së transportit publik shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Si reagim të parë kanë ndërmarrë daljen me më pak autobusë për t'i shërbyer udhëtarëve
"Nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë diku te 220 lekë për litër me shumicë. Kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë," tha Mema.
Përballë medies theksojnë se me çmimin aktual nuk mund të ofrojnë shërbim cilësor, por nga ana tjetër edhe nuk mund të rezistojnë gjatë.
"Rritja e çmimit të bletës vjen në vijim të mungesës së plotë të një përgjigje organet përgjegjëse për shërbimin e transportit publik. Nëse nuk do ketë ndihma do shkojmë drejt mbylljes totale të shërbimit sepse është e mundur financiarisht për ta përballuar."
Sipas shoqatës së transportit publik në kohën kur në drejtimin e bashkisë së Tiranës ishte në drejtim Rama dhe më pas Basha çmimi i biletës ishte llogarit 50 lekë, por tashmë për një funksionim normal duhet të shkojë 80 lekë.
