Plumba “Leksit të druve” në Lezhë, autori e qëlloi nga një makinë në lëvizje
43 vjeçari Aleksandër Deda, i njohur në Lezhë si biznesmen ishte të hënën objektiv i një atentati me armë zjarri, për herë të dytë në harkun e dy viteve. Autori e sulmoi nga një makinë në lëvizje dhe ende mbetet i lirë.
Aleksandër Deda, 43 vjeç, ishte objektiv i një atentati në Lezhë për herë të dytë në harkun e dy viteve.
Ai po qëndronte në një lokal në periferi të qytetit, kur rreth orës 14:15, kur ndaj tij u qëllua disa herë me armë zjarri.
Asnjë prej plumbave nuk e kapi, por 43 vjeçari duket se e ka marrë të qartë mesazhin e përsëritur, ndaj i është drejtuar vetë policisë për denoncim.
Ka dëshmuar se atentatori erdhi me një makinë dhe nga brenda saj e qëlloi me pistoletë dhe më pas u largua me shpejtësi nga zona.
Pas alarmit të ngritur nga biznesmeni, policia nisi verifikimet.
Për zbardhjen e dinamikës së atentatit dhe identifikimin e autorëve janë sekuestruar pamjet e disa kamerave sigurie në zonë.
Por deri më tani, ata mbeten të lirë.
Aleksandër Deda i njohur ndrydhe dhe me nofkën "Leksi i Druve", 43 vjeçari nuk njihet si personazh problematik dhe me precedent penal në Shqipëri.
Por atentati I dytë në harkun e dy viteve ngre dyshime për motivet.
Në vitin 2020, Ai u sulmua në superstradën Lezhë Laç.
Aty mbeti I plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në Spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore.
Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.
Sulmet e përsëritura, ngrenë dyshime për një përplasje të 43 vjeçarit me persona të tjerë, por motivet nuk janë sqaruar, ndërsa autorët nuk u zbuluan.
