Yuri Kim: Mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit që mbështet Ukrainën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka përshëndetur rezolutën unanim,e të Parlamentit shqiptar që mbështet sovranitetin e Ukrainës dhe ka dënuar pushtimin rus.
"Ne mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit që mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe demokracinë e Ukrainës; duke dënuar pushtimin dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë evropiane; duke mbështetur një koordinim të fortë. Ne qëndrojmë me Ukrainën", shkruan ambasadorja në Twitter.
We welcome ???????? Parliament’s unanimous resolution supporting Ukraine sovereignty, territorial integrity & democracy; condemning ???????? invasion of ???????? & violations of int’l law & European security; supporting strong ???????? ???????? ???????? coordination. We #StandWithUkraine https://t.co/OtRfl5Tr9j
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 8, 2022
Gjatë diskutimeve parlamentare, dje 7 mars deputetët e mazhorancës dhe opozitës, shprehën qëndrimet e tyre dhe mbështetjen solidare për Ukrainën, duke e vlerësuar si një shtet rezistent ndaj agresorit ushtarak të Rusisë.
Kjo projektrezolutë vjen në mbështetje të sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zhvillimit demokratik të Ukrainës, në mbështetje të plotë të qëndrimit të vendeve të tjera në botë, që aspirojnë e mbrojnë vlerat demokratike, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian përfshirë vendimet e Bashkimit Evropian për masa shtrënguese, si edhe nën përgjegjësinë të rolit të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023.