"Kundër daljes nga Ballkani i Hapur", Vasili: Rilindasit votuan për turp në krah të Serbisë!

Deputeti i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook ka akuzuar mazhorancën se ditën e djeshme, 7 mars kanë votuar në Kuvend kundër Amendamentit për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Ballkani i Hapur. Sipas zotit Vasili, me këtë veprim "rilindasit kanë votuar në krah të Serbisë."

Ai e quan shfaqje të shtirur vendosjen e flamujve të Ukrainës në karrige nga ana e tyre dhe shkruan se prova e së vërtetës dhe sinqeriteti ishte votimi ndaj Amendamentit.

Postimi i plotë:

Rilindasit ne Kuvend votojne per turp ne krah te Serbise!

Dje rilindasit ne Kuvend votuan kunder Amendamentit per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.

Rilindasit varën neper karriget e Parlamentit bluza me ngjyrat e flamurit ukrainas.Kjo ishte çfaqja e peshtire rilindase e gjoja solidaritetit me Ukrainen.

Por prova e te vertetes dhe e sinqeritetit ishte votimi ndaj Amendamentit per daljen nga Ballkani i Hapur.

Ndersa Serbia del hapur kunder sanksioneve ndaj Rusise, qe ka sulmuar egersisht Ukrainen, dhe vihet ne krah te pushtuesve ruse, rilindasit me Edi Ramen ne krye bejne sikur derdhin lot krokodili per Ukrainen, por nuk guxojne te votojne kunder Serbise kolaboracioniste.

Parlamenti Europian ne Rezoluten e 1 marsit 2022 i ve gishtin dhe flet qarte per pergjegjesite e renda, qe bien mbi Serbine per refuzimin e sankksioneve dhe i drejtohet me emer asaj.

Ndersa tradhetaret rilindas ne Kuvendin e Shqiperise as qe nuk guxojne ti zene emrin me goje Serbise dhe votojne si minj kunder Amendamentit per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur srbo-rus

Turp! Kjo eshte tradheti ndaj Kosoves,Shqiperise dhe Ukraines.

Paçin faqen e zeze.!

Do te mbahen mend gjate qe ne momentin e te vertetes u rreshtuan ne krah te pushtuesve ruse dhe kunder ukrainasve,ne krah te Serbise dhe kunder Kosoves,ne krah te Vucicit dhe kunder shqiptareve.