Rama nuk përjashton rritjen e çmimit të energjisë: Duam ta mbajmë por dhe kjo do ketë kufi
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria nuk do të rrisë koston e energjisë tek familjarët dhe biznesi i vogël por se dhe kjo do të ketë një kufi.
Edi Rama: Duam patjetër të mbajmë çmimin e energjisë këtu por dhe kjo do të ketë një kufi dhe kufirin nuk e vendosim ne por zhvillimet e mëtejshme. S’dua të më mërzitet njeri nëse e përsëris shpesh. Kemi zgjedhur ti përkasim një fronti shtetesh ku jeta e sjell që në ditë të këqija na duhet të bëjmë sakrifica.
Nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet dhe një komb neutral. Me plot të drejtë jemi pozicionuar aty ku duhet për interesat strategjike si shtet dhe kjo vjen me kosto.
Sot jemi pjesë e një fronti lufte, jo me armë dhëntë Zoti por me të gjitha këto që po flasim. Këto janë sakrificat e luftës e luftën nuk mund tia lëmë televizorit se na ka ardhur në shtëpi, tek mallrat e konsumit, pompa e naftës dhe tek fatura e energjisë. Tek fatura e energjisë nuk lexohet nga familjarët e biznesi i vogël se e mban qeveria në kurriz.
Sipas Ramës çmimi nuk varet nga qeveria, por nga tregu ndërkombëtar që tashmë është i prekur nga lufta dhe krizat e njëpasnjëshme.
"Çmimi i energjisë i pandryshuar për familjarët dhe biznesi i vogël. Shpresoj të jemi në gjëndje ta mbajmë deri në fund por varet se ku është fundi"
Ministrja e Energjisë Nuk do të ketë kufizime përsakohë garantohet energjia
"Çmimi i energjisë i pandryshuar për familjarët dhe biznesi i vogël. Shpresoj të jemi në gjëndje ta mbajmë deri në fund por varet se ku është fundi. Nuk do të ketë kufizime përsakohë garantojmë energjinë. Kur tregu të shkojë në ekstremitete do e kemi shumë të vështirë të plotësojmë sasinë që kërkohet për të plotësuar kërkesën e tregut përveç gjenerimit vendas që kemi. Nuk do të ketë kufizime deri ditën kur të arrijmë edhe me këtë çmim të lartë të sigurojmë në treg energjinë por po përballet edhe Europa me këtë."
