Prifti: Pjesëmarrja tregoi se qytetarëve që nuk u kërcet për votën, vendi në rrezik, s’ka opozitë

Në “Drejt” nga Luan Rama, në RTV Ora, pedagogu Rezart Prifti u shpreh se zgjedhjet lokale të 6 marsit nuk kishin sens ekonomik.

Ai tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje tregoi që qytetarëve nuk u kërcet për votën duke shtuar sot vendi është në rrezik kombëtar, jo nga Ukraina, por mungesa e opozitës.

Prifti: Në PD mbante era myk. Unë shkova tre ditë, si flutura e majit dhe u largova. Zgjedhjet nuk kishin sens ekonomik. Pse duhet të paguanim për 6 bashki që nuk sjellin ndryshim. Rinia nuk interesohet për zgjedhjet, interesohet sidomos për lokalet.

Pjesëmarrja tregoi që nuk u kërcet për votën. Rama i ka bindur shqiptarët që me votë nuk ke çfarë bën. Sot ne jemi në rrezik kombëtar, jo nga Ukraina, por mungesa e opozitës. Pas 30 vitesh Berisha nuk duhet të ishte në PD.