Si ka lindur festa e mësuesit? A është zbehur roli i tij ndër vite? Ja si përgjigjen qytetarët

Festa e mësuesit, a e dini si ka lindur? A mendoni se roli i mësuesit është zbehur ndër vite? Po mësuesin tuaj të parë e mbani mend?

Me rastin e festës së mësuesit e cila festohet më 7 Mars, kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora.

Ja se si përgjigjen qytetarët:

"Mua më ka rrahuar zysha gjithë jetën sepse ishte mami im. Më rrihte në shkollë që të merrnin shembull të tjetër, më rrihte dhe në shtëpi."

"Zysha ime është një shpirt i bukur, kur kam qenë sëmurë është një nga të paktat zysha që më ka pyetur mua dhe mamin se si ishte gjendja imë shëndetësore."

"Dua t'i uroj 7 Marsin zyshës së kalamajve të mi e cila mi mban shumë afër dhe jam shumë e lumtur."

"Shqiptarët të gjithë i duan zyshat e tyre sepse këtu flasin të gjithë shqip, ndërsa po të ikin në botë nuk i duan sepse nuk flasin shqip."