Nis numërimi i kutive të votimit në Rrogozhinë

Ndërkohë që kanë përfunduar votimet në të gjitha qendrat e votimit në të gjitha 6 bashkitë, kanë filluar edhe numërimet.

Kështu, ka nisur procesi i numërimit në Rrogozhinë, ku janë hapur pak minuta më parë edhe kutitë e para me votat e qytetarëve të Rrogozhinës.

Ndërkohë procesi i votimit në Rrogozhinë ditën e sotme u zhvillua i qetë, ndërsa kishte një pjesëmarrje të ulët ku sipas KQZ-së në këtë bashki morën pjesë vetë 30.92% e votuesve.

Për të marrë drejtimin e bashkisë së Rrogozhinës në garë janë Edison Memolla i PS, Ferdinand Saraç i PD dhe Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë”.