“Putin kriminel lufte” Në Francë gratë dalin topless kundër luftës në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 17:57
Ndërsa shumë vende të botës kanë dalë në protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, në Francë, protestohet topless kundër kësaj lufte.
Grupi “Femen” ka protestuar topless para kullës Eiffel ndërsa trupi i tyre është lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Ato janë tubuar duke thirrje “Putini është një kriminel lufte”, ndërsa në duar mbanin tymuese të verdha dhe blu në duar.
Grupimi “Femen” është i njohur për protesta të tillë në një pjesë të mirë të Evropës, duke mbështetur liritë dhe të drejtat e grave.
