A po rrezikohet gjuha shqipe?

Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës amtare por çfarë po ndodh me gjuhwn shqipe?

Në lidhe me këtë temë për "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjola Shehu dhe Arjon Muça, pedagogia Elsa Skënderi thekson se i vetmi identitet i yni kryesor është gjuha jonë dhe në kuadër të ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, bën apelin që të mësojmë gjuhën shqipe dhe ta ruajmë atë.

Skënderi: Shkolla është e rëndësishme, leximi po ashtu por ajo që është edhe më e rëndësishme janë fëmijëve tanë. Duhet të ja mësojmë që në vogëli pasi ata janë shpresa jonë. Prandaj ky është një apel mësojeni gjuhën shqipe.

A është "ë" problemi më i madh i gjuhës shqipe?

Bregasi:Gjuhët ndryshojnë por në kohën e globalizmit ku ne jetojmë filloni ta përvetësoni dhe nëse nuk e dini kontrollojeni fjalën në fjalor pasi duhet ta ruajmë këtë gjuhë që kemi. Është identiteti më të fuqishëm dhe që na dallon nga të tjerët. Po ashtu e kemi dhe amanet prej brezash dhe nuk duhet ta lejojmë që të bjerë.

Po ashtu në studio u diskutua mbi problematikat kryesore të gjuhës.

Bregasi:Jo më larg se dje po lexoja një dokument zyrat dhe ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore. Dhe nuk ishin gabime vetëm të një "ë-je" por gabime të mëdha konceptuale."

Probleme të tjera të mëdha është së fjalët e huaj po dominojnë dhe gjuha po zëvendësoje dita ditës. Po ashtu të ftuarat në studio thanë se veta e tretë apo dhe kohët e foljeve nuk janë të përdorshme në kohën e duhur.