Nafta 234 lekë litri, drejtuesit e mjeteve: Nuk e përballojmë dot, qeveria të ulë taksat
Brenda 7 orësh çmimi naftës u rrit me 24 lekë, duke shkuar në 234 lekë për litër. Shumica e drejtuesve të automjeteve thonë se kosto po bëhet e papërballueshme. Ata kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria.
Çmimi i naftës ka pësuar një rritje tëndjeshme prej më shumë se 20 lekësh, nga 210 lekë që ishte një ditë më parë, ditën e sotme çmimi i naftës ka shkuar në 230-234 lekë për litër.
Gjithashtu çmimi i benzinës është rritur me 20 lekë, ndërsa gazi nga 89 lekë ka shkuar në një 91 lekë.
Tashmë, rritja e pakontrolluar është kthyer në një problem shumë shqetësues për qytetarët. Më të prekurit janë drejtuesit e automjeteve.
“Shumë shtrenjtë është. Shumë e vështirë të përballohet.”
Disa, e justifikojnë me shtrenjtimin në tregjet ndërkombwtare, referuar luftës në Ukrainë.
“Çmimi I naftës është i varur nga situate politike dhe veçanërisht situata ndërkombëtare, dhe lufta në Ukrainë. Ky lloj ndryshimi i çmimit është i justifikueshëm por rrogat, pagesat, niveli ekonomik i shqiptarëve nuk është i justifikueshëm.”
“Jemi në kohë lufte.”
Të tjerë shprehen se është qeveria ajo që duhet të rivlerësojë situatën, pasi po bëhet shumë e vështirë ti përballojnë çmimet në karburante. Ulja e taksave konsiderohet si njw frymëmarrje për këtë situatë.
“Mendoj se po rritet në mënyrë të pakontrolluar nëse kjo rritje është brenda dy ditësh. Këto i kanë në dorë.”
Pasojat e shtrenjtimit te karburanteve, ndihen automatikisht në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
“Patjetër që do ndikojë dhe ndikon në tërësinë dhe mirëqenien e popullit, në cilësinë e jetës. Duhet bërë diçka."
Drejtuesit e makinave elektrike ndajnë të njëjtin shqetësim.
Megjithatë deri tani qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje. Kryeministri Edi Rama ka premtuar e do të bëjë gjithçka për mbajtjen nën kontroll vetëm të energjisë elektrike.
