Ukraina si “nëndetësja 105”, rrëfimi i kapiten Mandrea: Jemi ndeshur dhëmbë për dhëmbë me rusët

"Do ta kërkojmë Vlorën admiral por nuk kemi për ta gjetur më kurrë."

Kjo frazë që simbolizonte betejën e humbur të ish- Bashkimit Sovjetik në vitet ‘60 për të marrë Pashalimanin duket se nuk i përket vetëm arkivës së filmit “Ballë për ballë”dhe nëndetëses 105.

Kjo e fundit ka dalë në sipërfaqe sot me luftën ruse dhe pas 60 vitesh përngjason me Ukrainën.

Pavarësisht kontekstit, qëllimet mbeten të njëjta.

Jak Gjergji Mandrea, sot 87 vjeç, dikur pjesë e komandos në nëndetësen 352 “Stuhia” e popullarizuar nga kinemaografia si “Nëndetëstja 105” ka shërbyer aty për 15 vite me radhë.

"Mbaj mend çdo gjë të atyre ditëve të vështira, 3-4 muaj që u ndeshëm dhëmbë për dhëmbë me ta."

Kujton momentet dramatike në barkun e anijes së Pashalimanit para prishjes së marrëdhënieve me sovjetikët e sot ndjen të njëjtën erë lufte.

"Ka pak anologji me ato vite në Pashaliman, jemi ndeshur me rusët. Jo me luftë, por jemi ndeshur dhëmbë për dhëmbë me ta."

I shkolluar në Bashkimin Sovjetik, kapiten Mandrea ka pasur kolegë nga të gjitha republikat, duke përfshirë edhe ukrainas.

Mban ende kontakte të rregullta, bisedat me të cilët i ndan me ne.

"Dje kam biseduar me të, tre herë është dhënë alarm në zonën e tij. Herën e tretë kur po bisedoja, ika tha se kam alarm."

Mandreja, kapiteni në pension, tregon dhe historinë e kolegut të tij ish-ushtarak, Aleksandrit, rusit të martuar me ukrainasen, i cili sot lufton bashkë me të shoqen kundër Putin.

"Më ka treguar automatikun, dylbitë, molotovin. Por edhe e shoqja."

Lufta ka vënë përballë dhe familjet.

"Nipi i tij është me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Rusisë, ai se pranon jo vetëm atë në shtëpi por as motrën e vet."

Rikthimi i hijes se ish-Bashkimit Sovjetik ngjall te shqiptarët e asaj kohe, të njëjtën ndjesi atdhetarie për ukrainasit.

"Ata thonë mbahemi, jemi të fortë."

Ukraina si “nëndetësja 105”, rrëfimi i kapiten

Ukraina si “nëndetësja 105”, rrëfimi i kapiten

Ukraina si “nëndetësja 105”, rrëfimi i kapiten