Stresi i shoferëve në Tiranë nga betonieret, rëndohet trafiku, shtohet ndotja e ajrit
Lëvizja e betoniereve dhe mjetet e tonazhit të rëndë në Tiranë kanë thyer sërish rregullin e vendosur nga Bashkia e Tiranës. Ato i gjen në zonat më të frekuentuara, ku përveç ndotjes, rëndojnë edhe trafikun.
Urdhri i kryetarit të bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, për ndalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes nuk po gjen zbatim.
Edhe këtë të premte betonieret vijuan të lëvizin lirshëm.
Këto pamjë vijnë nga zona e Astirit në kryeqytet.
Fadromat si dhe betonieret po lëvizin njësoj si automjetet e tjera.
Përveç ndotjes që shkaktojnë, këto mjete rëndojnë edhe trafikun në kryeqytet.
E njëjta situatë paraqitet e në zonë të tjera të kryeqytetit.
Edhe pse disa prej tyre janë të pajisur më leje të posaçme të lëvizjes, të cilat funksionojnë për vepra publike, shumë prej mjeteve të tonazhit të rëndë abuzojë dukë furnizuar kantieret private.
Për të mos mjaftuar kjo situatë, një tjetër problematikë në Tiranë është edhe lëvizja e mjeteve në korsinë e autoambulancave.
Nga e hëna në rrugët më kryesore të vendit një forcë e shtuar do të jenë edhe task-forca e krijuar si bashkëpunim i policisë rrugore dhe drejtorisë së Trasporteve.
Kjo njësi do të gjobisë çdo shofer të pandërgjegjshëm si dhe ndalimin e abuzimeve të mjeteve të tonazhit të rëndë.
