Humb kontrollin dhe bie me biçikletë në kanal, një i vdekur në Elbasan

Humb kontrollin dhe bie me biçikletë në kanal, një i

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë me biçikletë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar dhe jetë.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Qefa, 56-vjeç, banues në Shushicë të Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.