Policia arreston në Lanabregas 46-vjeçarin për dhunë në familje, i gjen dhe armë
Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në familje në Lanabregas, duke vënë në pranga një 46-vjeçar.
"U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 46 vjeç, banues në Lanabregas, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Dhuna në familje" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" njofton polica.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kryerjen e detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
