“6 marsi”, Oketa: Qytetarët të kthejnë kokën nga Rusia, të shohin ç’ndodh kur pushtetet janë në një dorë të vetme


Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit.

Ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, tha se fakti që PD hyn e përçarë në këto zgjedhje, në një farë mënyre favorizon PS.

Ndër të tjera ai i thotë se qytetarët duhet të bëjnë kalkulimet e tyre dhe të kërkojnë ndryshim, pasi po shohin se çfarë ndodh kur pushtet janë në dorën e një personi, duke iu referuar Rusisë e cila ka pushtuar Ukrainë.


Gazmend Oketa: Fakti se PD hyn e përçarë në këto zgjedhje, është një fakt që në njëfarë mënyrë favorizon subjektet politike, në rastin konkret në pamje të parë duket se favorizon PS. Mjafton të kthejmë kokën te Rusia dhe të kuptojmë se çfarë ndodh kur të gjitha pushtete janë të përqendruara në një dorë të vetme. Në rastin e Shqipërisë nuk flasim për luftë, por qytetarët e këtyre bashkive duhet të bëjnë kalkulimet e tyre dhe të kërkojnë ndryshim, pavarësisht se opozita është e përçarë. Qytetarët të zgjedhin drejtuesin më të mirë.