Shi në jug dhe borë në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar është përfshirë nga vranësirat e shumta. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulët.

Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të pranishme do të jenë në jug të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, emperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.