Me arsenal armësh dhe kanabis në makinë, pranga katër të rinjve në Tropojë

Kultivimi i kanabisit nuk është më fenomen në shtëpitë e barit në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Katër të rinj janë ndaluar në aksin rrugor Bajram Curri-Tropojë, në kryqëzimin e  fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip  "Volkswagen" dhe "Benz".

Në një prej makinave janë zbuluar të paktën 6 thasë plastikë me lëndë narkotike.

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se pas peshimit rezultoi një sasi prej 33 kilogramë e dyshuar lëndë narkotike.

Nga pamjet e ofruara prej policisë duket se bëhet fjalë për kanabis.

Operacioni është  koduar me emrin "Fierza 2022", teksa thuhet se informacioni për lëvizjen e tyre në orët e vona të natës është marrë në rrugë operative.

Të ndaluarit të moshës nga 26-35 vjeç kishin marrë dhe masa të forta mbrojtëse nëse do të binin pre e grabitjeve.

Pas kontrollit në mjetin tip "Benz" janë zbuluar  3 armë zjarri, 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL.

Tashmë ndaj tyre do të rëndojnë akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", kryer në bashkëpunim.