Zgjedhjet, qindra qytetarë në Dibër po marrin kartat e reja të identifikimit

Qindra qytetarë në Dibër janë dyndur për të tërhequr kartat e identitetit me të cilat do të votojnë këtë të diel për kryetar Bashkie. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka njoftuar se tërheqja e mjeteve të identifikimit mund të bëhet edhe gjatë së shtunës.

Kur na ndajnë më pas se 48 orë nga nisja e procesit zgjedhor në 6 bashki të vendit, qindra qytetarë janë dyndur në Dibër të tu pajisur m kartat e identitetit.

Qytetarët që u ka mbaruar mjeti i identifikimit janë duke e tërhequr atë nga zyrat përkatëse.

Qytetarët thonë se po tërheqin kartat për të votuar në zgjedhjet e së dielës.

“Për të votuar. Kam marrë një numër nëse mbarojë mirë  nëse nuk mbarojë do vijë prapë.”

Ministria e Brendshme thotë se qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike do t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar, në funksion të zgjedhjeve lokale të 6 marsit ndërsa tërheqja e tyre do të mund të bëhet dhe gjatë ditës së shtunë.

Në bashkinë e Dibrës të dielën kanë të drejtë të votojnë 56,780 qytetarë në 101 qendra votimi.