Agjentët 007 të Kievit vrasin një nga negociatorët e Ukrainës, spiunonte në Rusi

Mediat ukrainase kanë raportuar se një pjesëmarrës në  raundin e parë të negociatave midis Moskës dhe Kievit, Denys Kireev, mund të jetë vrarë gjatë një arrestimi nga shërbimet e sigurisë të Ukrainës.

"Gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit negociues ukrainas Denys Kireev. Ai dyshohej për tradhti të lartë", shkroi deputeti Oleksiy Honcharenko në Telegram.

Ai pretendon se, sipas bashkëbiseduesve në qarqet politike, Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev, përfshirë bisedat telefonike.