Centrali atomik në dorë të Rusisë, Zenelsky: "Terror Nuklear". Agjencia Atomike në Vjenë: Nëse goditen reaktorët rrezik serioz
Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vjenë deklaroi, se sipas qeverisë ukrainase, matjet nuk tregojnë shtim të radioaktivitetit. Në të njëjtën kohë kjo agjenci kërkoi ti jepet fund luftimeve përreth centralit atomik dhe paralajmëroi nga "rrezik serioz", nëse goditen reaktorët.
Sipas Kievit, trupat e ushtrisë ruses herët në mëngjes morë nnë dorë centralin atomik, Saporishja në Ukrainë.
"Personeli i centralit kontrollon blloqet e energjisë dhe siguron vazhdimin e punës", bëri të ditur autoriteti atomik ukrainas. Nuk është zbuluar asnjë dëmtim në centralin atomik dhe ndryshime në radioaktivitet" thuhet nga ky autoritet.
Asnjë vend i botës nuk ka qëlluar ndonjëherë centrale atomike, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar natën e së premtes.
Rusia "shteti terrorist kalon në terror nuklear", u shpreh Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, lidershipi i Moskës kërkon "të përsërisë" katastrofën atomike të Çernobilit.
Presidenti ukrainas u bëri thirrje drejtpërdrejt rusëve të premten për organizojnë protesta
"Populli rus, dua t'ju bëj thirrje: Si është e mundur kjo? Në fund të fundit ne luftuam së bashku në vitin 1986 kundër katastrofës së Çernobilit," tha ai në një fjalim televiziv.
Sipas të dhënave të autoriteteve zjarri është shuar dhe nuk ka prekur reaktorët atomikë.




