“Glastonbury 2022”, Paul McCartney dhe Billie Eilish konfirmohen si kryesues të Festivalit
Billie Eilish konfirmohet si performuese e festivalit “Glastonbury 2022”, që mbahet këtë vit në Britaninë e Madhe, dy vjet pas pezullimit për shkak të pandemisë. Ndërsa ish-pjesëtari i Beatle-s, Sir Paul McCartney është titullari më i vjetër i festivalit.
Dy vite pas anullimit për shkak të pandemisë, “Glastonbury”, një prej festivaleve më të mëdhenj në Britaninë e Madhe vjen këtë verë më pjesëmarrjen e këngëtarëve më në zë nga e gjithë bota.
Ish-pjesëtari i Beatle-s, Sir Paul McCartney është titullari më i vjetër i festivalit ndërsa Billie Eilish do të jetë kryesuesja më e re.
Fituesja e “Grammy” do të performojë në skenën e Piramidës, të premten, 24 qershor 2022.
"Kur ai më në fund konfirmoi, ne ishim shu më të emocionuar," tha organizatorja e Festivalit Emily Eavis. "Për ne, të kesh Paul McCartney është padyshim një ëndërr, një moment i madh në historinë e eventit".
Sir Paul do të kryesojë skenën të shtunën, saktësisht një javë pasi ai ka mbushur 80 vjeç.
Ai luajti për herë të fundit në vitin 2004 dhe ishte titullar i festivalit 2020 përpara se Covid të detyronte organizatorët të anulonin.
Reperi fitues i çmimit “Pulitzer”, Kendrick Lamar do ta mbyllë festivalin të dielën mbrëma, i freskët nga performanca e tij në Super Bowl të këtij viti.
Më shumë se 80 perfomanca përfshijnë fituesin e çmimit Brit, Little Simz, fituesin e çmimit Mercury, Arlo Parks, yllin nigerian Burna Boy, ish-titullarët Skunk Anansie, legjendat e pop-it Pet Shop Boys dhe të preferuarit e festivalit Elbow.
Do të ketë gjithashtu paraqitje debutuese nga Doja Cat, Megan Thee Stallion, Phoebe Bridgers dhe ikona e xhazit Herbie Hancock.

