Tifozi i zjarrtë i skuadrës së Napolit, Geri Kusi tregon si themeloi në Shqipëri " Club Napoli Albania"
Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte i ftuar një personazh shumë karizmatik, në tifozeri është i pari, i dashuruar pas futbollit Italian.
Geri Kusi i cili ka themeluar në Shqipëri klubin e fansave të Napolit “Napoli club Albania". Kusi ndërsa, foli në studio sesi lindi ideja për të formuar këtë klub, ai u ndal në disa momente tepër të vështira për të si tifoz i kësaj skuadre.
“Ndeshja me Veronën që shkoi keq më ka mërzitur shumë, po ashtu edhe ndeshja në vitin 2017 e Napolit. U bënë gati 3 vjet që nuk i ndjek në stadium, dhe kjo pandemia ndikoi keq në fakt. Ne mblidhemi të gjithë tifozët nga të gjithë qarqet, për shembull Qarku i Tiranës e ka numrin më të ulët të tifozëve”, tha Kusi.
Më tej ai u shpreh se Gjirokastra është një ndër qarqet me numrin më të madh të tifozëve të Napolit.
“Kam mbetur i shtangur nga Gjirokastra që kishte75 anëtarë. Çdo ditë na vijnë njoftimet nëse ka pas apo jo shtim të numrit të tifozëve, na vijnë njoftim. Gjirokastra dhe Përmeti janë rrethet që kanë më shumë anëtarë. Sa herë ka ndeshje mblidhemi në një lokal edhe diskutojmë”, tha ndër të tjera ai.
Gjithashtu, Kusi në vitin 2019 themeloi “Napoli club Albania” , i cili po në të njëjtin vit është njohur edhe nga grupi zyrtar i Napolit në Itali. Geri ka mbledhur së bashku qindra tifozë të ekipit të Napolit në Shqipëri. Futbolli për të riun ka qenë pasioni i tij që në vegjëli.
Në fillimet e tij ky club ka qenë i përbërë nga 44 anëtarë ndërsa sot janë plot 350 të tillë. Shtrirja e këtij ekipi nuk është vetëm në Tiranë por edhe në Vlorë, Shkodër, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë.

