Dj Escoman nga Kosova rrëfen fillimet e tij: Skena më frikësonte, kisha pajisjet e vjetra

Ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishte i ftuar një personazh që dita ditës po rrëmben zemrat e publikut.  Lavdim Havolli , të gjithë e njohin me pseudonimin  Dj Escoman. 

Teksa rrëfeu mbi pasionin dhe profesionin tashmë për muzikën Dj Escoman tha se muzika si profesion kishte lindur rastësisht në një ambient kafeje, ku më pas nuk u ndal për asnjë momente.

“Kam qenë ftuar në një kafe në Kosovë, nga aty më ka ardhur oferta për të shkuar në Club, nuk isha i përgatitur, dhe ishte një emocion i veçantë. Sfidat janë në fillim të mëdha, sidomos kur ke paisjet e vjetra, sado që përpiqesh të japësh maksimumin nuk mundesh”, u shpreh Dj Escoman.

Më tej ai shpjegoi arsyen se pse u gjend përballë këtij profesioni. Ku u shpreh se aty e gjente veten më së miri. 

“Kam gjetur veten këtu, jam person që e dua shumë jetën e natës, mbi të gjitha jam edhe shumë komunikues. Projektet e mija janë prit shumë mirë, pasi shoqëria më ka ndihmuar shumë. Fillimi kur nuk ke mbështetje është e vështirë. Në Kosovë muzika Hip-Hop është më e preferuar se në Shqipëri”, tha më tej ai.

I pyetur nga moderatorja se me kë mund të bashkëpunonte më mirë mes Dj Dagz dhe atij PM, dy ndër Dj më të njohur tashmë në vend, ai tha se nuk mund t’i ndaj.

“Gjatë gjithë kohës duhet të jesh aktivë në muzikë, së pari duhet të njohësh zhanerin tënd ku mund të jesh i aftë. Nuk mund të bësh çdo lloj muzike. Në Ulqin ka qenë një festival, është një ndër eksperiencat e mia më të mira. Nuk mund ta ndaj DJ PM apo DAGZ, me të dy mund të bashkëpunoj shumë mirë”, përfundoi ai. 

Lavdim Havolli ështe DJ i njohur nga Kosova i cili nga të gjithë fansat njihet si Dj Escoman. Ka zgjedhur të cilësohet si njeriu i borës, që nënkupton sipas tij të kapësh majat e akullnajave , ndoshta i riu do të shkoj në cepat më të ftohta me muzikën e tij.  Ishte 23 vjeç kur vendosi që pasionin për muzikën ta shndërronte në profesion. Kështu 5 vite më parë nisi rrugëtimin, duke performuar live si DJ. 

Talenti dhe pasioni e kanë çuar këtë artist kudo ku ka shqiptarë. Ai ka punuar dhe bashkëpunuar me shumë artistët e njohur  duke sjellë këngë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku.

Disa nga bashkëpunimet e tij janë me artistin Gasso me këngën “ Lej skenat”me këngën “ Kush ka faj” etj. Bashkëpunimin e fundit e ka realizuar me Ninon të cilët erdhën me këngën “Mo”.