Njihuni me informaticienin që lëviz kudo me patina
Artur Havalja, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” na rrëfeu për pasionin e madh për patinat. Edhe pse studimet e larta i ka mbaruar për Shkenca Kompjuterike pasioni për patinat mbetet sporti i tij i preferuar. Ai në këtë sport ka gjetur veten sepse i shërben atij për të mbajtur edhe trupin e tij të shëndetshëm.
Sipas Arturit këtu në Shqipëri shumë pak njerëz e ushtrojnë këtë sport edhe është ndër më të rrallët që e ka këtë pasion. Ai njihet ndryshe edhe si “Djali i patinave”.
Para tre vitesh ai ka takuar edhe partneren e tij në këtë sport duke u bërë një grup duke pranuar dhe anëtarë të rinj që duan ta ushtrojnë këtë sport. Havalja na tregoi se “Të paktën 1000 veta në grupin tim e kanë provuar 1 herë këtë sport patinash”. Sipas tij patinat janë mjeti më i mirë për tu përdorur në kryeqytet dhe në këtë rast mund të shmangësh trafikun.
Slogani i grupit të tij është “ Jo vetëm sportistët e ushtrojnë sportin” duke dashur tu bëjnë një thirrje të gjithë njerëzve që e kanë punën e tyre larg sportit.
Arturi na rrëfeu sen “Këtë lloj sporti kam dashur ta ushtroj që kur kam qenë në gjimnaz por atëherë nuk i kam pasur mundësive ekonomike”.
Arturi na tregoi se si në të gjithë sportet e tjera edhe ky sport ka risqet e tij dhe shumica e njerëzve edhe e paragjykojnë pasi ju duket diçka jo fort e parë. Ky lloj sporti pëlqehet shumë edhe nga fëmijët pasi për ta është shumë argëtues.

