"Gjuhët e Huaja e Filologjiku, çerdhe opozitare"/Bledi Mane: Tragjedia më e madhe, aty nuk mund të flirtohej
Cilësia e mësimdhënies në ditët e sotme thënë edhe nga studentë, por edhe nga ekspertë të arsimit lë shumë për të dëshiruar.
Këtë mendim ndan edhe Bledi Mane, i cili gjatë intervistës u kthye pas në kohë duke treguar se fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Filologjiku janë një çerdhe opozitare ku konsumohet vetëm politikë dhe intriga dhe më e keqja e gjithë kësaj nuk mundeshe as të flirtoje dhe sipas tij kjo është tragjedia më e madhe.
Dajana: Me kë ke rënë në dashuri përveç meje në fakultet?
Bledi Mane: Ka qenë një pastruese e katit të dytë dhe një pedagoge. Të jemi realist ai fakultet nuk kishtë shumë erotizëm. Fakulteti për të cilin ne po flasim, ti Dajanë ishe te Gjuhët e Huaja ndërsa unë te Filologjiku, pavarësisht se kishte emra të njohur të gazetarisë, më beso gjatë viteve që isha unë nuk ka pasur erotizëm.
Fakulteti ishte një çerdhe opozitare ku konsumohej politikë dhe intriga dhe nuk flirtohej dhe kjo është tragjedia më e madhe.Në fakultetet shqiptare mirë që nuk prodhohet shkencë dhe dije, mirë që nuk shpiket asnjë gjë, asnjë formulë, asnjë patentë, mirë që nuk arsimohen brezat siç duhet, por edhe nuk flirtohet dot sepse flirtimet ishin me njerëz matanë gardhit. Më kupton se ku dua të dal?
Dajana: Unë e kuptoj përsa kohë nuk iu kam hedhur qyrret asnjërit nga juve (batutë, bëj shaka)
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

