Të gjithë e ngacmonim në fakultet/Bledi Mane- ish burrit të Dajanës: Nëse ke ndërmend të më vrasësh, jo sot se kam ditëlindjen!
Dajana Shabani dhe Bledi Mane janë miq të vjetër, madje që në fakultet ku kanë bërë studimet së bashku edhe pse nuk janë në të njejtën moshë, pasi Bledi e ka filluar shkollën me vonesë.
Gjatë një ditëlindje të organizuar nga Bledi Mane, ndër të tjerë të ftuar ishin edhe Dajana me bashkëshortin e saj asokohe.
Natyra e Bledi Manes ngacmuese dhe provokuese nuk mund të mungonte edhe në një rast të tillë.
Ai tha se Dajanën e kanë ngacmuar të gjithë çunat e fakultetit, por ajo nuk ia varte askujt.
Por, çfarë ndodhi brenda ditëlindjes, ku Bledi Mane i kërkoi bashkëshortit të Dajanës që të mos e vriste për atë që tha?
Dajana: Ishim në ditëlindjen e Bledi Manes dhe po na prezantonte të gjithëve dhe ndër të tjera ra emri im se isha e ftuar çift, asokohe e martuar. Bledi si e the të lutem se vetëm ti mund të bësh atë gafë?
Bledi Mane: Ne ishim në një ditëlindje me shumë njerëz dhe unë e kam tmerr te jem në qendër të vëmendjes. Gjatë gjithë kohës gjasmë dilja jashtë restorantit e prisja njerëz të tjerë, ndërkohë këta prisnin që unë të kërceja, të recitoja. Unë nuk jam egocentrik dhe gjithmonë shmangesha e i gënjeja hë se po vjen filani, hë se po vjen filani.Vjen një moment që marr mikrofonin, pasi kishte tavolina që nuk e njihnin njëri-tjetrin.
E njihnin Dajanën nga ekrani, por nuk e dinin se çfarë donte Dajana në ditëlindjen e Bledit. Unë thashë se këtë vajzë e ngacmonim në fakultet dhe kjo nuk na e varte, por ndërkohë harrova që kishte burrin në krah dhe imagjino Bledi nga Burreli sesi mund të jetë ndjerë në ato momente. Unë isha me fat dhe i thashë Bledit (ish-burrit) të Dajanës se nëse ke ndërmend të më vrasësh, mos më vrit sot se kam ditëlindjen dhe kisha problem varrëmihësin që gdhend pllakat e varrit se lindi në datën 8 e vdiq po në datën 8.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
