Bledi Mane: Genard të njoh që kur erdhe nga Amerika, ke qenë mësuesi personal i djalit të dashurës sime
Bledi Mane ishte i ftuar në D-Night mbrëmjen e kaluar, i cili me “çmendurinë” që e karakterizon kërkoi të ndryshonte të gjithë skaletën e emisionit duke dashur të futet që në fillim të programit.
Dhe kështu ndodhi në fakt, madje duke kërkuar që të ishte pjesë e intervistës edhe Genardi, pasi kishte një vlerësim shumë të madh për mendjen e ti të bukur e të zgjuar.
Por, Bledi Mane e njihte Genardin qëkur erdhi nga Amerika, por në çfarë situate e ka njohur e zbulojmë së bashku.
Bledi Mane: Genard përshëndetje, ndohsta nuk më mban mend mua, por kur ai ka ardhur nga Amerika ka qenë mësuesi personal i djalit të së dashurës time
Genardi: Uaaa se dija Bledi, te shkolla amerikane?
Bledi Mane: Nuk përmendim emra, por që kaq sa për aperitiv.
Dajana: Po mirë thuaje edhe shkollën se nuk po themi emrin e të dashurës.
Bledi Mane: Tani unë nuk mbaj mend shkollën e djalit, por mbaj mend mamanë e djalit. Genard unë jam adhurues jo vetëm i joti, por edhe i familjes tënde. Unë të vlerësoj për mendjen tënde të bukur që ke, për tolerancën e tepruar që ke treguar me njerëzit, sepse ajo tolerancë brenda ka edhe qytetari dhe ti ishe ai person që i zbute njerëzit. Videot e tua të para nëse i mban mend kishin aq shumë fyerje dhe agresivitet sa ti me qetësinë tënde olimpike dhe me përgjigjet e tua të bukura e të zgjuara dhe ti sot je një yll televiziv.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

