Stresi mohon lidhjen me modelen shqiptare, sqaron thashethemin e fundit

Reperat janë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tyre personale.

I tillë është edhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Reperi shqiptar shpesh përflitet për jetën e tij private dhe kurioziteti është tepër i lartë.

Së fundmi, fotot e tij më modelen Klarisa Pengu bënë xhiron e rrjetit duke e quajtur lidhjen e radhës më të re në showbizz.

Pas kronikës së transmetuar në "Mes Yjesh" në Ora News me moderatoren Feride Kuqi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Stresit.

Nëpërmjet një videoje në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke qeshur ai shprehet:

"Unë jam single o lale. Vajzën e kam takuar për herë të parë në koncert, kemi qenë më pronarin duke ngrënë darkë dhe kaq."

Stresi mohon lidhjen me modelen shqiptare, sqaron thashethemin e fundit
Moderatorja Feride Kuqi