Trajnerja e vajzave që luajnë futboll: Ka pasur paragjykime, por ftoj të rejat të ndjekin sportin
Pjesëmarrja e vajzave në një sport siç është futbolli ka qenë gjithmonë i paragjykuar pasi thuhet se është një sport të cilin mund ta luajnë vetëm djemtë. Edhe pse ka mbi 10 vjet që po praktikohet futbolli me lojtare femra prapë hasin shumë paragjykime.
Në emisionin “Jeto me Orën” ishin të ftuar zv.trajneria Blerta Lako dhe tre lojtaret e ekipit të Partizanit për femra. Vajzat na rrëfyen se prindërit e tyre kanë qenë shtysa e tyre më e madhe që ato ta ndiqnin pasionin e tyre për sportin.
Zv.trajnerja na tregoi se janë shumë të kënaqura me vajzat e ekipit pasi nuk janë vetën lojtare shumë të mira por kanë dhe rezultate shumë të larta në mësime.
Vajzat na treguan gjithashtu se edhe pse është e vështirë për ato që të menaxhohet njëkohësisht stërvitja dhe shkolla por, për pasionin ato bëjnë gjithçka. Blerta na tregoi që edhe fryma e grupit mes vajzave është shumë pozitive.

Zysha u shpreh se edhe vajzat edhe djemtë janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin në lojë pasi vajzat kanë bërë ndeshje të ndryshme me djemtë duke treguar kështu që edhe pse janë vajza mund të arrijnë shumë për sa i përket futbollit. Vajzat e kësaj skuadre janë shumë të afta dhe lojtare shumë të mira.

Blerta, zv trajnerja e ekipit të Partizanit për skuadrën e vajzave, ju bën thirrje të gjithë tifozëve që mos të ndjekin nëpër stadiume vetëm ndeshjet ku luajnë djemtë por edhe aty ku luajnë vajzat që ato të motivohen edhe të bëjnë para.