Në Shqipëri e vështirë të motivohesh në vendin e punës, punonjësit s'janë të lirë
Pjesën e tretë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme iu kushtua një teme mjaftë interesante dhe të diskutuar kohët e fundit, pikërisht motivimit në punë. Për të folur për këtë temë të ftuar ishin Florenc Rrëmbeci, ekspert në fushën e mirëmbajtjese, sipërmarrës në këtë fushë, Eglent Bici motivues i njohur në vend dhe Arsejda Gjyli pedagoge në socio-ekonomi.
Rrëmbecaj e nisi duke thënë se motivimi vjen gradualisht dhe me kohën.
“Është shumë e rëndësishme, motivimi është baza e punës. Pa motivim nuk ka as rezultat.
Motivimi është një shkallë që hidhet shumë avash, vjen me hapa të ngadaltë. Por, është shumë e rëndësishme që duhet ta kuptojmë fjalën motivim, sidomos punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pra është një vend kur njerëzit shkojnë të punojnë me dëshirë, dhe jo vetëm për të mbijetuar”, u shpreh Rrëmbeci.
Ndërsa, Gjyli tha se në Shqipëri është vështirë të motivohesh në vendin e punës, pasi shumica e njerëzve punojnë për të mbijetuar dhe nuk ndihen të motivuar për të punuar. Sepse njerëzit nuk janë të lirë dhe të kenë shumë alternativa për të zgjedhur, por ndihen “të detyruar” të punojnë.
“Do ishte e nevojshme që dikush t’na rikujtoj çdo ditë qëllimin e jetës, por kjo është pak e pamundur, sidomos në Shqipëri që gjërat janë ivazive, dhe më shumë problematika shoqërore. Në këtë vend nuk jemi në atë komoditetin që të bëjmë zgjedhje të lira në kushtet e punës, nëse ne nuk ndihemi mirë aty, mungon suporti.
Një target punojnë për mbijetesë, dhe nuk mund të ndihen aq të motivuar, apo me shumë alternativa zgjedhjesh”, u shpreh Gjylameti. Më tej ajo tha se “pronarët duhet të shohin edhe rrethanat e institucionit, biznesit dhe kushteve që ofrojnë për të motivuar stafin, pasi ndryshon nga aktiviteti që ata punëtorë ushtrojnë”.
Ndërkohë, Bici u shpreh se të rinjtë duhet të lexojnë dhe të mësojnë më shumë për motivimin.
“Të rinjtë duhet të lexojnë libra, autorë që kanë shkruar për motivimin. Ka pafund tekste si në gjuhën angleze, por edhe në Gjuhën Shqipe.
Njerëzit mund të mësojnë edhe të edukohen vetëm nëse duan, nëpërmjet trajnimeve. Dhe ajo çfarë duhet të trajnojmë tek njerëzit, së pari është mendësi.
Ajo çfarë duhet tu mësojmë ne studentëve dhe të rinjve tanë është që të jetojnë me integritet, dhe jo të bëjnë diçka thjeshtë për të marrë rrogën apo se ndihen të detyruar. Ne duhet të jemi aty tu mësojmë sesi ta bëjnë.”

