Lanë profesionet për muzikën, Fatime dhe Kujtim Aliu rrëfejnë fëmijërinë
Kujtim dhe Fatime Aliu të ftuar në emisionin ‘Jeti me Orën”na rrëfyen për karrierën e tyre në botën e muzikës. Përveç se kanë lidhje gjaku të dy bashkë me njëri-tjetrin i lidh edhe pasioni për këngën.
Kujtimi ka katër vite që merret me muzikë, ndërsa Fatimja i është bashkuar së fundmi projekteve të përbashkëta me vëllanë e saj. Dëshira e madhe që ata kishin që ti futeshin botës së muzikës i ka bërë të rinjtë që të lenë profesionet e tyre mënjanë.
Fatimja u shpreh se ”Në momentin që po bëja demon e këngës aty kuptova që muzika ishte diçka që më rrinte shumë mirë”.
Kujtimi duke qenë se ka më shumë vite në borën e artit ma rrëfeu se” Fillimet e mia ishin shumë të vështira por bashkëpunimet me motrën time na bënë ne dhe më të njohur për publikun”.
Kujtimi për Fatimen ka qenë mbështetja e saj më e madhe ngaqë bota e artit nuk është edhe aq e lehtë. Lidhja e tyre me njëri-tjetrin është shumë e ngushtë pasi kanë pasur marrëdhënie shumë të mira.
Fatimja dhe Kujtimi rrjedhin nga një familje muzikantësh dhe përvec se me muzikë ata janë marrë edhe me sportin e xhudos. Kujtimi na rrëfeu se mbështetja e tij më e madhe ka qenë vëllai i tij i madh i cili e ka suportuar gjithmonë.
Edhe pse Kujtimi ka kënduar më shumë këngë popullorë ndërsa tani që ai ka bërë bashkëpunime me motrën e tij ka ndryshuar zhanerin duke kënduar më shumë trap pasi me këtë lloj rryme publiku i ka pëlqyer më tepër. Përveç muzikës dëshira e Kujtimit është të investohet edhe në biznes.
Fatimja na rrefeu se një nga bashkëpunimet e saj më të preferuara është kënga “Helm” e cila ka pasur shumë impakt edhe në publik. Fatimja përveç se këndon është edhe tekst shkruese këngësh duke qenë se e ka pasur pasion që kur ajo ka qenë shumë e vogël. Projekti i tyre i fundit,për Kujtimin dhe Fatimen ka qenë nja nga bashkëpunimet e tyre më të mira e cila është pritur shumë mirë edhe nga publiku.
Në studion e “Jeto me Orën” Fatime Aliu u surprizua nga mikesha e saj Adriana Matoshi, një surprizë e cila e emocionoi shumë këngëtaren. Ata e mbyllën intervistën me këngën e publikuar së fundmi me titull “Nejse” duke na dhuruar shumë momente të bukura.

