Shikoni shpërthimin, pamje nga bombardimi i centralit bërthamor nga forca ruse

Ky është momenti kur centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.

Ukraina paralajmëroi rrezik të madh për tërë Evropën në rast se sulmohet ky central bërthamor.

Liderë të ndryshëm si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Boris Johnson, biseduan gjatë natës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky deklaroi se nëse reaktori shpërthen, do të jetë fundi i gjithçkaje.Nga ana tjetër Boris Johnson u shpreh se Rusia po kërcënon sigurinë e gjithë Evropës.

Zjarri në termocentral u shua nga shërbimet e urgjencës ukrainase por alarmi ra sërish pasi uzina bërthamore ka rënë në duart e forcave ruse, të cilat kanë marrë kontrollin e centralit.

Shikoni shpërthimin, pamje nga bombardimi i centralit bërthamor nga

Shikoni shpërthimin, pamje nga bombardimi i centralit bërthamor nga