Dumbo ‘sulmon’ Butrint Imerin: S’më ka lënë shije të mirë, ishte arrogant
Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishte i ftuar një personazh mjaft interesantë, Armend Dumbo. Ai është një ndër gazetarët rozë shumë kërkues dhe ‘thumbues’ të personazheve të njohur.
Dumbo u ndal në videon e tij, që u bë virale para disa kohësh.
“Ishte kënga më e re e Dua Lipës, që kishte nxjerrë asaj kohe. Këngën e saj e imitova le të thuash duke e shoqëruar muzikën e saj me vetulla. Pra, ndryshe e njohur si “kërcimi i vetullave”.
Pasi e kisha postuar atë video këngëtarja e kishte postuar në profilin e saj dhe pashë njoftimet në instagram që më kishin shkruar se këngëtarja ka publikuar videon që unë kisha bërë”, tha Dumba. Më tej ai tha se gazetaria rozë ka qenë në preferencat e tij që i vogël.
“Unë i kam pas ndjekur personazhet publikë dhe gjithmonë kam dashur të bëj gazetarinë rozë. Më është dashur të punoj edhe të studio njëkohësisht, normalisht që ka qenë pak e vështirë por, kam arritur t’ja dal duke i bërë të dyja”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se “më ka surprizuar Yll Limani, pasi jo vetëm që është artist, por është dhe një ndër personat më të komunikueshëm. Gjithashtu edhe Adrola Dushi, Xhesika Bejleri, dhe Fifi janë persona të komunikueshëm dhe shumë të sjellshëm”, tha Dumbo.
Ndërsa për artistin e njohur Butrint Imerin ai u shpreh se nuk ka pasur komunikim shumë të mirë. “Butrin Imerri nuk më ka lënë fare shije të mirë në bashkëpunim. Sjellja e tij në atë moment nuk ka qenë aspak mirë”, tha ndër të tjera ai.
Ai gjithashtu u ndal në projektin e tij më të fundit në angazhimin e “Big Brother Vip” dhe u ndal në një ndër momentet më të prekura për të.
“Ka pasur shumë moment të prekshme në këtë format, por unë do të cilësoja takimin e Fifit me babin e saj”, tha Dumbo.
Gazetaria rozë e cila josh shumë ndjekës duket se sa vjen edhe bëhet më e fortë edhe në vendin tonë. Personazhet e famshëm , jeta e tyre , skandalet dhe jo vetëm tërheqin mijëra shikues e ndjekës të rrjeteve sociale. Gazetarët që e mbulojnë këtë zhaner nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë raporte me të famshmit , pasi të raportosh për ta shpesh herë bëhet sfiduese.
Armend Dumbo është një ndër gazetarët e njohur të kronikës rozë. I riu nga qyteti i Pogradecit ka mbaruar studimet për “Shkenca Komunikimi”.
Në moshën 19 vjeçare ai nisi punën e parë në televizion, sapo kishte nisur studimet për gazetari. Gazetaria rozë ishte pasioni i tij.
Ai është bërë i njohur edhe kur ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa publikoi në instagramin e saj një video ku ishte e befasuar me atë çfarë Armendi bënte. Ai “luante me vetullat e tij” këngën e saj “Last Dance”.
Nga këtu filloi edhe marrëdhënia me shumë personazhe VIP shqiptarë me të cilët bashkëpunon edhe sot në emisionet apo spektaklet e televizioneve më me emër si gazetar i kësaj fushe.

