Grupi “Fisnikët”, Agim Gërguri: Çelësi i suksesit për një këngë është historia dhe melodia që i përshtatet

“Fisnikët” është grupi muzikor i zhanrit pop-rock, ku me muzikën e tyre cilësore edukoi dhe rriti breza të shumtë të rinjsh. 

Një grup legjendar ku me muzikën e tyre cilësore bënë revolucion në industrinë e muzikës duke qëndruar gjithmonë në zemrat e publikut në çdo kohë e për çdo moshë.

Dajana: Cili është çelësi i suksesit për t’i rezistuar çdo kohe me muzikën tënde?

Agimi: Çelësi muzikor po mendoj pë rata që merren me muzikë dhe me tekste muzikore dhe çelësi është te një tekst i mirë që ka histori, fabul ose tregim duke i përshtatur një melodi që i përshtatet. Besoj që në atë kohë kam punuar dhe studiuar shumë sepse unë jam autodidakt për muzikë e nuk i njoh notat, por kam lexuar shumë për muzikën botërore dhe kam vërejtur që grupet botërore punojnë sëbashku për të sjellë muzikë të mirë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: