Ofendohet Genardi, Dajana i kthehet komentuesit: Mos hezito fike TV se nuk më bën përshtypje kjo gjë!

Ndodh shpesh që komentuesit të ofendojnë ose të paragjykojnë personazhet e ndryshme televizive me apo pahir.

I tillë ishte edhe rasti i mbrëmshëm në D-Night, një program i cili ka për qëllim argëtimin dhe dhurimin e çasteve të bukura me humor e të ftuar interesantë për të gjithë publikun.

Por, një komentues shkruan se më mirë të fik TV sesa të dëgjoj Genardin teksa flet për luftën Rusi-Ukrainë.

Patjetër, që secili mund të japë mendimin e tij, por a do të ishte më mirë sikur komentit ti jepnim shijë pozitive dhe pa cënuar askënd?

Mesazhi në telefon: Pritet të shpërthejë lufta e katërt botërore. Edhe Genardi jep mendim për luftën në Ukrainë? Obobo kush komenton për luftën e fika menjëherë televizorin.

Dajana: Më fal me gjithë respektin, ti ke të drejtë të thuash që do të ketë edhe luftë të katërt, ndërsa ai “boti” që ka bërë një jetë shkollë dhe ka certifikata e diplomime, ai “boti” nuk u dashka t’a komentojë.

Pra, ti duhet të thuash që ka luftë të katërt botërore, ndërsa ai tjetri (Genardi në këtë rast) paguhet për të kthyer përgjigje nuk duhet t’a bëjë.

Je fantastik! Unë mendoj, madje-madje mos hezito fare po t’a fikësh menjëherë TV sepse realisht nuk është se më bën përshtypje kjo gjë. Një person që e ka “bagazhin” kaq të vogël të na ndjekë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: