Kompromise në muzikë? Agim Gërguri: Po, vetëm kur nuk cënohet stili dhe suksesi i këngës

Agim Gërguri, vokalisti i grupit legjendar “Fisnikët” në një intervistë flash. Ai na foli më shumë rreth vetes së tij, projektet por edhe kompromiset që mund të bëhen në fushën e muzikës.

Dajana: Cila ka qenë kërkesa më e çuditshme që ke marrë nga fansat gjatë një koncerti?

Agimi: Ndonjë kënga e jona

Dajana: Kënga me të cilën keni korrur shumë sukses por keni qenë skeptikë në fillim?

Agimi: “Do të shkrihem do venitem”

Dajana: Thotë një shprehje “Miku i mirë në ditë të vështira” Sa të janë gjendur ty miqtë në raste të tilla?

Agimi: Në shumë raste po. Unë nuk kam shumë miq si disa me qindra, por ato i kam të vërtetë

Dajana: Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë profesioni do të kishe tjetër?

Agimi: Vetëm në botën e artit do të isha, mbase piktor edhe pse nuk jam

Dajana: Çfarë bëni kur jeni i mërzitur? Si reagoni?

Agimi: Thyej diçka që të largoj mërzinë.

Dajana: A duhen bërë kompromise në fushën e muzikës?

Agimi: Po ma merr mendja që po. Ka kompromise të cilat nuk e cënojnë stilin e muzikës dhe sukseseve.

Dajana: Është e vërtetë që keni pirë cigare në avion? Më trego pak më shumë për këtë historinë

Agimi:  Po i gjithë grupi kemi pirë, pasi deri në 2002 ka qenë e lejuar.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: