Studioi për drejtësi, por kurrë s’hoqi dorë nga muzika, këngëtarja Xhomaqi: Zërin e kam si të nënës

Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte e ftuar një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqiptare.

Gloria Xhomaqi, me zërin e saj sjell traditën e këngëve të jugut, besnike e kësaj tradite për vite të tëra.

Ajo u shpreh në studio se “zërin e kam të trashëguar nga nëna ime”. Ajo është origjinë nga Kolonja dhe ka mbaruar “Liceun Artistik” në kryeqytet për muzikë. Prej vitesh ajo ka kënduar muzikën jugore.

“Në shkollën muzikore që unë kam kryer studimet muzika klasike këndohej më shumë, por të them të drejtën unë këndoj edhe zhaner tjerë muzikorë”, tha ajo në studio.

Xhomaqi gjithashtu, ka kryer studimet e larta për drejtësi, megjithatë pasioni dhe dashuria për muzikën ishte më i fort se ligji ndaj ajo nuk hoqi dorë kurrë nga muzika. Të shumta janë baladat dhe këngët popullore që ajo ka sjellë për publikun.

Në vitin 2012 ajo publikoi videoklipin e parë të titulluar "Më mirë të digjem", vetëm një vit më pas solli të dytin me "Potpuri".

Në vitin 2018, Gloria erdhi me një tjetër projekt për artdashësit e muzikës së lehtë, me "Sa më mungon", në bashkëpunim me Elvis Hata. 

Projekti i saj më i fundit është “Hana 12”, publikuar në vitin 2021. Pavarësisht angazhimit të saj në muzikë, ajo tha se koha për familjen është po aq e shtrenjt sa edhe aktivitetet e projektet.

Gloria është nëna e dy fëmijëve.