"Kemi nevojë për korridore humanitare", këshilltari i Zelenskyt kërkon ndihmë nga OSBE: Mjaft folëm!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 09:14
Ukraina ka nevojë për korridore humanitare të mbështetura nga organe të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vazhdën e pushtimit të Rusisë, tha të enjten një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.
"Ne kemi nevojë për korridore humanitare- ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm", shkroi ai.


