Intensifikimi i luftës në Ukrainë, Blinken tur vizitash në disa vende të Evropës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të fillojë një turne në gjashtë vende të Evropës gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, ndërsa konflikti në Ukrainë intensifikohet.
Udhëtimi do ta shohë atë të vizitojë krerët e NATO-s dhe BE-së në Bruksel, si dhe zyrtarë nga Polonia, Moldavia, Letonia, Lituania dhe Estonia.
Në deklaratat të mërkurën, Blinken tha se kriza po bëhej shpejt një kërcënim për stabilitetin në Evropë dhe për të gjithë rendin e bazuar në rregulla të të botës.
Ai shprehu shqetësimin për sulmet pa dallim nga forcat ruse dhe retorikën provokuese për armët bërthamore.
"Kjo është lufta e Presidentit Putin. Nuk është lufta e popullit rus. Mesazhi im për rusët, nëse ata madje janë në gjendje ta dëgjojnë atë... ne e dimë se shumë prej jush nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë."

