Tjetër goditje për Rusinë, Gjermania ndalon shitjen e produkteve ruse në supermarkete

Një tjetër goditje i ka ardhur Rusisë  nga Gjermania. Kjo e fundit së fundmi ka vendosur të ndalojë të gjitha produktet ruse në supermarkete dhe pijen tradicionale ruse, Vodkën.

Pak më parë edhe SHBA ka vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë, të cilat që kishin si synim uljen e statusin te Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës.

Nga ana tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 entitete të lidhura me mbrojtjen ruse, ndërsa Rusia po ecën përpara me pushtimin e saj në Ukrainë.

Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.