Suedi/ Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore

Katër avionë luftarakë rusë shkelën për pak kohë hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland në Detin Baltik.

Dy avionë rusë SU27 dhe dy avionë luftarakë SU24 hynë për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit suedez Gotland në Detin Baltik, thanë Forcat e Armatosura të Suedisë në një deklaratë.

“Shkelja e hapësirës ajrore suedeze nga ana e Rusisë është krejtësisht e papranueshme”, tha ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist.

 Forcat e Armatosura të Suedisë thanë se situata ishte nën kontroll.

Suedia tha të dielën se do të dërgonte ndihmë ushtarake, duke përfshirë 5,000 armë antitank në Ukrainë, hera e parë që nga viti 1939 që Suedia dërgon armë në një vend që është në luftë.