Policia e Moskës arreston fëmijët për vendosjen e luleve në ambasadën e Ukrainës, vogëlushja e frikësuar qan pas hekurave
Policia në Moskë arrestoi dy gra dhe pesë fëmijë, të cilët donin të vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës.
Fotot në mediat ndërkombëtare tregonin fëmijët duke mbajtur një poster ku shkruhej "Jo luftës".
Fëmijët, të moshës 7 deri në 11 vjeç, u mbajtën me nënat e tyre në një furgon policie përpara se të dërgoheshin në komisariat.
Ata u liruan disa orë më vonë, sipas antropologes Alexandra Arkhipova.
Arkhipova tha se dy gratë e arrestuara ishin Ekaterina Zavizion dhe Olga Alter së bashku me Liza, 11, Gosha, 11, Matvey, 9, David, 7 dhe Sofya, 7 vjeç.
Antropologia, e cila punon në Akademinë Presidenciale Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike, shkroi në Facebook: "Asgjë nga ajo që ka ndodhur nuk qëndron në kokën time".
Ndërkohë videot në mediat sociale tregonin një nga gratë duke i shpjeguar një vajze që qante brenda një qelie se "detyra është që sa më pak njerëz të mblidhen dhe të thonë se janë kundër luftës".
Arkhipova tha se policia dyshohet se kërcënoi gratë se do tu hiqte kujdestarinë e pesë fëmijëve.
Ato përballen me një gjyq dhe një gjobë për akuza të paspecifikuara, shtoi Arkhipova. Ajo shkroi: “Prindërit janë në frikë”.
Një tjetër pan kartë e mbajtur nga njëri prej fëmijëve kishte një flamur rus të ndjekur nga një shenjë plus dhe një flamur ukrainas, që barazohej me një zemër.
Faqja e internetit OVD-Info, e cila monitoron protestat dhe arrestimet në të gjithë Rusinë, tha se fëmijët deri në moshën 14 vjeç nuk mund të mbahen ligjërisht për më shumë se tre orë.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndau imazhet e fëmijëve, tha se kjo ishte një tjetër shenjë se lufta e Putinit kundër Ukrainës po merr fëmijët.
Ai shkroi në Twitter: “Putini është në luftë me fëmijët. Në Ukrainë, ku raketat e tij goditën kopshtet dhe jetimoret, si dhe në Rusi, David, Sofia, Matvey, Gosha dhe Liza e kaluan këtë natë pas hekurave në Moskë për posterat e tyre 'JO LUFTËS'.
"Kjo tregon sa i frikësuar është ai njeri."
Një artiste dhe aktiviste 77-vjeçare, Yelena Osipova, u arrestua gjithashtu nga policia ndërsa ajo protestonte kundër luftës në Shën Petersburg.

Mijëra njerëz në qytete anembanë Rusisë kanë sfiduar kërcënimet e policisë dhe kanë organizuar protesta kundër pushtimit të Ukrainës.
Autoritetet kanë një tolerancë të ulët për demonstratat dhe marshimet, dhe pjesëmarrja në to mund të ketë pasoja të rënda duke përfshirë gjoba, arrestime dhe madje edhe burgim.
OVD-Info tha se autoritetet kanë arrestuar më shumë se 320 protestues kundër luftës në 33 qytete ruse.
Gjithsej 6,840 persona janë arrestuar që kur Vladimir Putin, presidenti rus, urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar.

