Mbështeste rusët, vritet ish-deputeti ukrainas, autoritetet: U qëllua nga patriotët si tradhtar

Kreu i partisë “Kreminna OTG” të rajonit të Luhansk, Volodomyr Struk dhe njëkohësisht ish-deputet i këshillit u gjet i vdekur ditën e sotme.

Ka qenë Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase Anton Gerashchenko, i cili ka bërë me dije lajmin e trishtë.

Sipas Gerashchenko, në vitin 2014, Struk ishte një mbështetës aktiv i Republikës Popullore të Luhansk.

Ai thotë se ai u qëllua nga ukrainasit pasi e konsideruan si tradhtar.

 “Ai kishte shumë para. Me shumë mundësi, me mbështetjen e Rusisë. Por kur trupat ruse iu afruan 15 km nga Kremina, Vladimir Struk u gjykua nga një gjykatë popullore. Me sa duket, ai u qëllua nga patriotë të panjohur si tradhtar sipas ligjeve të luftës”,-shkruan Gerashchenko.