Kuzhinerja e famshme në Tik Tok Jona Vrioni rrëfen si nisi aventura online

Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte në lidhje ‘Skype’ nga Italia një vajzë shumë karizmatike, Jona Vrioni. Ajo tashmë është kthyer në një personazh shumë të dashur të rrjeteve sociale. Pasi, imiton dhe shkakton shumë të qeshura, ndërsa në profesion është kuzhiniere. Ajo e nisi bisedën në studio duke treguar sesi u bë pjesë e rrjeteve sociale, “Tik-Tok”.

“Si fillim e nisa duke postuar një video ku imitova humoristin e njohur shqiptarë Ivan Bregun, më pas nuk u ndala më. Kam publikuar shumë video, dhe më vonë kuptova se ishte bërë një pjesë e pandarë për mua. Imitoj shpesh tematika që prekin realitetin tonë shqiptarë, për shembull kemi marrëdhënien mes partnerëve, mes nënës dhe vajzës së saj. Këto video priten shumë mirë, të paktën nga ndjekësit e mi”, u shpreh ajo.

Më tej ajo tregoi sesa aktive është në rrjetet sociale.

“Kohët e fundit sikur nuk kam qenë shumë aktive, për shkak të punës dhe aktiviteteve të tjera. Por, pavarësisht kësaj njëherë në dy ditë publikoj. Është mami, ajo e cila bëhet më së shumti pjesë e video të mia, por edhe të tjerë”, tha ajo.


Vrioni tashmë  është kthyer në një fenomen në TikTok dhe Instagram  ajo ndiqen nga 173 mijë persona dhe klikohet nga 8 milion njerëz. Jona spikat me videot e saj të humorit duke argëtuar shumë ndjekës, ajo imiton personazhe publike, bën shaka me thëne popullore apo edhe situata duke i kthyer në komike. 

30 vjeçarja nga Shijaku jeton prej njëzet vjet në Venecia ku dhe ushtron profesionin e saj si kuzhiniere, prej 10 vitesh tashmë.

Edhe pse Jona punon për shumë orë në kuzhinë ajo kujdeset që gjithmonë të sjellë argëtim për të gjithë simpatizantët e saj.

Karakteri i saj i fortë ka bërë që ajo të shfaqet para ndjekësve pa “dorashka” me qëllim që të përcjellë tek ata vetëm të qeshura.