Getinjo: Vladimir Putin për 48 orë e bëri botën që ta harrojë koronavirusin dhe vaksinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 17:53
Beteja ka hyrë këtë të hënë në ditën e pestë. Rusia dhe Ukraina po përballen me njëra tjetrën ushtarakisht në çdo qytet. Ukrainasit janë mobilizuar dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre. Zyrtarët ukrainas njoftojnë se deri më tani kanë humbur jetën 352 civilë, mes të cilëve 14 fëmijë.
Reagimet në rrjetet sociale nga e gjithë bota kanë qenë të shumta.
Së fundmi, mes tyre ka qenë edhe reperi Getinjo, i cili përmes një postimi në Instastory, ka thënë se presidenti i Rusisë bëri që të harrohej edhe koronavirusi.
“Vladimir Putin për 48 orë arriti me e shti komplet botën me harru coronën edhe vaksinat. Era m** po i vjen botës”, ka shkruar ai.

